Qetësi në shtëpinë e Interit, në pritje të Ikardit rinovon idhulli i tifozëve

0
100
Situata në kampin e Interit nuk është shumë e qetë dhe shkak për këtë është bërë Mauro Ikardi me agjenten e tij, Uanda Nara që po refuzojnë që të rinovojnë kontratën e tyre me skuadrën zikaltër. Megjithatë, drejtuesit e Interit kanë shprehur besim se gjithçka do të marrë zgjidhje ditët në vijim dhe se rinovimi do të vijë shumë shpejtë. Kur të gjithë po prisnin rinovimin e kapitenit, një tjetër titullar ka arritur akordin me zikaltërit për të rinovuar. Bëhet fjalë për mbrojtësin Milan Skriniar për të cilin mediat italiane raportojnë se në muajin shkurt, do të hidhet dhe e zeza mbi të bardhë duke rinovuar deri në vitin 2023. Gazeta ‘Tuttosport’ raporton se mbrojtësi do të përfitojë një rritje page dyfish dhe paga e tij do të arrijë deri në 3 milionë euro, aq sa ishte edhe kërkesa e mbrojtësit pak kohë më parë, megjithëse vetë Skriniar, e mohoi këtë kërkesë në ‘Instagram’.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here