Burri duhet të jetë xheloz në gruan e tij

0
121

Prej të drejtave të gruas mbi burrin e saj janë që ai të jetë xheloz në gruan e tij. Ajo duhet ta shohë se ai është xheloz për të. Por ajo duhet të jetë një xhelozi e logjikshme, e cila sjell vetëm gjëra të mira dhe që shmang gjëra të këqia.
Ai duhet të jetë xheloz në gruan e tij nëse ndonjë pjes prej trupit të saj ekspozohet. Ai duhet të jetë xheloz në gruan e tij nëse ajo shikon në burrat e huaj. Ai duhet të jetë xheloz në gruan e tij nëse ajo përzihet me burra të huaj. Ai duhet të jetë xheloz në gruan e tij nëse ajo pa nevojë flet me burra të huaj.
Ndërsa xhelozia në kuptimin e dyshimeve dhe hulumtimeve pa patur ndonjë dyshim të bazuar në fakte, atëherë kjo është një xhelozi e ndaluar. Ka burra që thonë se ata janë xheloz dhe fillojnë ti kontrollojnë gratë e tyre pa pasë ndonjë dyshim të bazuar, dyshon në të pa patur ndonjë argument, saqë menjëherë kur të vie në shtëpi ai duhet të shikojë në telefonin e saj celular dhe listën e numrave të cilët i ka thirrur ajo. Nëse dikush e telefononë atë ai qëndron afër saj për ta dëgjuar se me kënd po flet ajo. Ai kontrollon çdo gjë dhe dyshon në të. Nëse ai e dëgjon atë duke folur ai e pyet: ”Kë e ke për qëllim?”
Nëse ai dëgjon njerëz të aludojnë diçka, ai mendon se ata e kanë për qëllim gruan e tij. Ai dyshon vetëm në gruan e tij. Ai thotë se është
xheloz, por një xhelozi e tillë është e ndaluar. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Ekziston një xhelozi që Allahu e do dhe ekziton një xhelozi që është e urryer nga Allahu. Sa për xhelozinë që Allahu e do, kjo është xhelozia kur ka dyshim. Dhe sa i përket xhelozisë që Allahu e urren, ajo është xhelozi pa patur një dyshim.” 100

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here